Marrëveshja Putin-Vuçiç, reagon Prishtina- BE fle gjumë!

0 29

Pas bisedës telefonike Vuçic-Putin për gazin rus, Prishtina zyrtare ka reaguar, duke thënë se Serbia dhe Rusia po forcojnë partneritetin e tyre dhe pyesin Bashkimin Evropian, se “deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”.

Serbia dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje tre vjeçare për gazin, në bazë të së cilës Serbia do të furnizohet me gazin rus. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, pas një telefonate që zhvilloi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas presidentit serb, Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus.

” Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt dhe bisedimet e mëtejme do të përcaktojnë se sa do të kushtojë gazi për ne”, deklaroi Vuçiç në një konferencë për shtyp në Beograd.

Aktualisht çmimi i gazit që Serbia blen nga Gazpromi rus është shumë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera europiane. Vuçiç tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”. Pas këtij njoftimi, reaguan autoritet më të larta të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter se “Putin e Vuçiç nuk kanë më nevojë të takohen pasi marrëveshjet tani i arrijnë nëpërmjet bisedave telefonike”, duke rikujtuar një deklaratë të presidentit Vuçiç në lidhje me Kosovën, pas takimit të tij me Putin në Soçi më 25 nëntor të vitit 2021.

Lidhur me marrëveshjen Serbi-Rusi, reagoi edhe presidenca e Kosovës përmes shefit të stafit të Presidencës, Blerim Vela.

“Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, shkroi Vela në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.