Marrëveshje PS-PD? Boçi për ”KJ”: 2 arsyet pse Rama e thotë. Për zgjedhjet, kandidatë do jenë edhe…

0 346

Partitë politike në vend, kanë nisur fushatën dhe përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet qëndrore dhe ato lokale. Partia Demokratike, do të kalojë çdo kandidat në sitën e 4 fazave.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se roli i anëtarësisë është përcaktues si në fazën e parë konsultuese ashtu dhe në fazën e tretë zgjedhëse, ku çdo anëtar ka të drejtën e propozimit si dhe të shprehjes së mendimit të tij nëpërmjet votës.

Për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për një bashkëqeverisje me Bashën, Boçi e quan propozim të karakterit jashtëtokësor. “Së pari me një lëvizje të tillë banale, ai kërkon të zhbëjë në opinion të gjitha arsyet pse ai duhet të largohet me domosdo nga qeverisja. Së dyti kërkon të zbehë sadopak rritjen e pandalshme në opinion të figurës së lidershipit të PD-së”.

Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë nxori një propozim ku tha që nuk e shikon si të çuditshme një bashkëqeverisje me Bashën. Si duhet ta kuptojmë këtë?

Në situatën e pashpresë që gjendet, Rama nuk është çudi të na sjellë dhe propozime të karakterit jashtëtokësor. Së pari me një lëvizje të tillë banale, ai kërkon të zhbëjë në opinion të gjitha arsyet pse ai duhet të largohet me domosdo nga qeverisja.

Korrupsionit, katastrofës ekonomike, mjerimit arsimor dhe kolapsit shëndetësor ai kërkon ti vendos një tis politik të gënjeshtërt, për të deformuar përgjegjësinë direkte që ai mban për tetë vite qeverisje shkatërrimtare për qytetarët dhe për vendin. Së dyti kërkon të zbehë sadopak rritjen e pandalshme në opinion të figurës së lidershipit të PD-së, duke imponuar me zor hije që nuk ekzistojnë. Basha ka qenë dhe është i prerë. “Nuk ka asnjë dilemë për marrëveshje me Ramën, asnjë. Rama jo vetëm do largohet, por njëkohësisht do ndëshkohet, për të gjitha bëmat tetëvjeçare të qeverisjes së tij të zezë”,-është shprehur ai.

I vetmi person që nuk është i qartë në këtë histori, është ai i cili kërkon të shmangë pikërisht ndëshkimin. Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare. PD s’mund të bashkëjetojë e bashkëpunojë me fatkeqësinë e këtij vendi që është ky person, uzurpator i shtetit dhe përfaqësuesi më famëkeq i botës së krimit, i degradimit politik dhe i korrupsionit masiv. Pehlivanllëqet e Ramës të këtij tipi, që dalin në dritë sa herë e kupton fundin e pashmangshëm, nuk pinë më ujë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.