Më 9 maj, në Ditën e Europës, shoqëria civile dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, u dhunuan nga Policia e Shtetit pse dolën në protestë. Në rrjete sociale, shkruhet se e drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte.
Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi në Twitter, ku thotë se shqiptarët kanë të drejtë për vetëmbrojtje, pasi sipas tij janë kundër armiqëve të kushtetutës, ku Henze thotë se Rama është armik i së drejtës.
”Në Shqipëri njerëzit janë sovrani, Rama është një kryeministër i paligjshëm, Veliaj është një kryetar i paligjshëm, Balla ka marrë pjesë në zgjedhje të paligjshme. Populli shqiptar natyrisht ka një të drejtë të vetëmbrojtjes kundër armiqve të kushtetutës, siç është Rama”.
Gazment Bardhi
E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. pic.twitter.com/6pC9OwylYC— Shpetim Qordja (@shpetimqordja2) May 10, 2020