Masa strikte nga Covid-19/Në Paris maskat e detyrueshme në rrugë, kurse Berlini…

0 295

Covid-19 në Europë është agresiv dhe kontinenti po përpiqet të kontrollojë një valë të dytë të pandemisë duke shmangur një tjetër izolim. Autoritetet në Francë bëjnë me dije se virusi është aktiv në 20% të territorit të vendit. Në Paris tashmë është e detyrueshme të mbash maskë dhe kur del në rrugë.

Në Spanjë shkollat do të rihapen, teksa të gjithë fëmijët nga mosha 6-vjeçare do të duhet të mbajnë maska. Shqetësimet vijojnë të mbeten të larta për shkak të rasteve të shumta me Covid-19. Në Gjermani është raportuar për rritje të të infektuarve. Masa të reja janë ndërmarrë nga autoritetet, teksa është vendosur se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maska në dyqane apo në transport publik do të gjobiten me 50 euro.

Nga ana tjetër OBSH edhe një herë paralajmëron se mbajtja e maskës nuk është e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga virusi. Organizata thotë se shpërndarja shpejt e rezultateve të testeve është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së vatrave të reja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.