Masakroi me çekiç shokun, burg përjetë për Albert Zekaj

0 32

Burgim të përjetshëm ka dhënë Gjykata e Fierit për Albert Zekajn, për vrasjen makabre të Kreshnik Beqirajt. Pas një procesi që zgjati po thuajse dy vite, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të mbyllur në qeli përjetë 34 vjecarin nga Malësia e Madhe.

Dy të rinjtë jetonin ishin njohur në Belgjikë dhe jetonin në një shtëpi me qira në Fier. Vrasja ndodhi më 22 qershor 2017. Disa ditë me herët, 36-vjeçari Beqiraj kishte vizituar të atin dhe i kishte thënë se do ta nxirrte Albertin nga banesa pasi nuk paguante qiranë. Në debat e sipër Zekaj masakroi me çekiç shokun e shtëpisë, fshehu trupin dhe më pas u zhduk për rreth 8 muaj, siç ka pranuar vetë.

Albert Zekaj nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, pranoi vrasjen dhe tregoi vendin, ku gjetën eshtrat e shokut, pranë fshatit Daullas. Në gjykatë, i u kërkoi falje familjarëve të viktimës, Kreshnik Beqiraj dhe tha që ligji të duhet të veprojë mbi të.

Vëllai i të ndjerit, Donjet Beqiraj, thotë se ai dhe familja e kundërshtojnë vendimin dhe se do ta apelojnë në organet me të larta gjyqësore pasi sipas tyre ende nuk është vërtetuar se eshtrat e gjetur janë të Kreshnik Beqirajt. Sipas vëllait të viktimës, lufta sapo ka filluar për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.