Masat ndaj Covid-19, ky shtet ndalon edhe prostitucionin

0 314

Europa është e goditur nga Covid-19 dhe masat nga disa shtete rikthehen ose edhe forcohen. Belgjika ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me virus vdekjeprurës në javët e fundit dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet vendase për të menduar rreth disa masave shtrënguese të reja për të mbajtur kurbën në kontroll.

Qyteti më i goditur nga pandemia është Brukseli, i cili raporton pozitivë më shumë se 10% të të testuarve çdo ditë, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar me javët e kaluara.

Për këtë arsye mes masave të tjera, autoritetet vendosën të pezullojnë dhe aktivitetin e prostitucionit, si një aktivitetet që ka ndikuar në shtimin e rasteve. Gjithashtu janë mbyllur dhe hotelet dhe u dërguan efektivët e policisë për të informuar punonjëset e seksit se duhet të zbatojnë masat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.