Mashtrim me naftën, 6 zyrtarë dhe 2 sipërmarrës nën akuzë. Dëmi 1,5 mln dollarë

0 309

Një operacion i koduar ”Akciza”, çoi në pranga 6-të zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe dy sipërmarrës. Simon Marku, Arben Doda, Naim Kasa, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, u arrestuan, ndërsa një 35-vjeçare u la në ”arrest shtëpie”. Nga ana tjetër, u shpallën në kërkim dy të tjerë. Drejtori i hidrokarbureve, Klodian Gradeci i shpëtoi një aksioni blic të urdhëruar nga prokuroria sipas vendimeve të gjykatës që dërgoi pesë persona në burg. Ai u shpall në kërkim për shpërdorim detyre pasi dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe nëpunës të shtetit i kanë shkaktuar një dëm buxhetit prej 1.5 milionë dollarë. Dy drejtorë të tjerë nuk e patën të njëjtin fat. Ata u gjetën në shtëpi dhe u arrestuan.

Denis Durrësi, drejtor ekonomik dhe shefi i sektorit të licensave Qani Hoxhaj dyshohen se shpërdoruan detyrën sikurse edhe eprori apo edhe dy nëpunës tatimorë Arben Doda dhe Simon Marku. Prokuroria i dyshon punonjësit e AKBN se certifikuan punimet qe nuk ishin kryer asnjëherë në qytetet ku kompania “Feniks” kishte detyrim të investonte sipas një marrëveshjeje Hidrokarbure për shfrytëzimin e tetë puseve me naftë.

Sipas prokurorisë, procedimi nisi pas kallëzimit të bërë nga drejtori i shoqërisë “ALBpetrol”. Hetuesit thanë se shoqëria e drejtuar nga Naim Kasa, i prangosur dhe Isuf Berberi me marrëveshje hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte. Me qëllim plotësimin e detyrimeve për investimet e detyrueshme në këto puse dhe duke mos i realizuar ato, në të vërtetë shoqëria kishte paraqitur pranë AKBN 8 fatura të falsifikuara për shërbime, të cilat në të vërtetë nuk ishin kryer nga një kompani amerikane.

Dy inspektorët e tjerë të tatimeve përpiluan raport kontrollin në kundërshtim me ligjin, dhe sipas prokurorisë së Tiranës sollën si pasojë një dëm prej rreth 500 mijë dollarë. Kompania shqiptare Phoenix Petroleum që duhej të kontrollohej nga AKBN drejtohet nga biznesmenët Naim Kasa i arrestuar dhe Isuf Berberi në kërkim. Në këto hetime përveç Prokurorisë shqiptare është e përfshirë edhe FBI-së, e cila u angazhua pas kërkesës së letërporosisë për të konfirmuar se nuk kishte partneritet mes kompanisë shqiptare dhe asaj amerikane. Aksioni u finalizua nga policia të mërkurën, pas hetimeve që thuhet se kishin nisur që katër vite më parë.

Arrest në burg

Denis Durrsi, 38 vjeç, drejtor auditi në AKBN;
Qani Hoxhaj, 63 vjeç, inspektor pranë AKBN;
Simon Marku, 32 vjeç, inspektor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë;
Arben Doda, 50 vjeç, inspektor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë;
Naim Kasa, 53 vjeç, sipërmarrës i një kompanie hidrokarburesh;

Arrest shtëpie:

6. Rezarta Sulejmani, 35 vjeçe, specialiste në AKBN;

Në kërkim:

7. Isuf Berberi, 51 vjeç, sipërmarrës në kompani farmaceutike dhe ortak me Naim Kasën në një sipërmarrje hidrokarburesh;
8. Klodian Gradeci, 45 vjeç, ish-drejtues i OST-së;

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.