Mashtrimet për Integrimin. Rama më 10 qershor: S’ka asnjë kusht. PE vendosi 15 (VIDEO)

0 498

Parlamenti Europian miratoi mbrëmë rezolutën për Shqipërinë dhe procesin e negociatave në BE. Vendimi i legjislativit europian thotë në mënyrë të qartë se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet, para se të nisë takimi i parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian.

PE është institucioni më rëndësishëm në Bashkimin Europian dhe rezoluta do të pasqyrohet në të gjitha dokumentet e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Vendimi i Parlamentit Europian vjen pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama deklaronte se çështja e 15 kushteve është një mashtrim. Në videon me poshtë, kreu i qeverisë konfliktohet me gazetarët gjatë konferencës së 10 qershorit dhe deklaron se askush nuk duhet të përsërisë më se janë 15 kushte.

Sado të fshihen të vërtetat në Tiranë, fakti është se Parlamenti Europian jo vetëm ka vendosur kushtet, por i ka kthyer ato në ligj që nuk mund të zhbëhet nga asnjë qëndrim tjetër dhe as me lobime të emrave të veçantë.

Pasi sheh këtë video ku kryeministri thotë se nuk ka kushte dhe PE voton pikërisht për 15 kushte, qytetarët mund të kuptojnë vetë se kush po i mashtron për negociatat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.