Mashtrimi online, vaksina anti-covid po shitet 150 dollarë

0 336

Në një kohë që ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, mashtrues online po joshin qytetarët se mund t’u sigurojnë vaksinën brenda pak ditëve, për vetëm 150 dollarë. Zyrtarë të lartë në SHBA dhe Europë, paralajmërojnë njerëzit të ruhen nga mashtruesit, të cilët siç thonë, janë gjithmonë e më të shumtë në numër.

FBI dhe Interpol skema të tilla që reklamojnë kura dha vaksina false, mund të kthehen në një rrezik të rëndësishëm kibernetik dhe ndaj shëndetit të qytetarëve. Një kërkim i agjencisë së lajmeve “Reuters” në forume online dhe aplikacionin “Telegram”, zbuloi 7 oferta të ndryshme për vaksinën e Covid-19.

Mes mashtrimeve përfshihen email-e që premtojnë përfshirjen në lista sekrete për vaksinim të hershëm, apo telefonata të regjistruara, nga gjoja agjenci qeveritare. Në një prej forumeve të ashtuquajturit “rrjeti i fshehtë” , vaksinat e rreme të koronavirusit, shiten krahas kokainës apo opioideve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.