Maska bëhet e detyrueshme

0 367

Përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura ose në mjedise të hapura ku është e vështirë të mbahet distanca sociale do të bëhet e detyrueshme, thënë kjo që do të ketë penalitete.

Prof. Dr. Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Eskpertëve, u shpreh se vendimi është marrë dhe së shpejti do të hyjë në fuqi. Kuli theksoi se maskat janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe ato të hapura ku nuk mundësohet ruajtja e distancës sociale, por këtë herë do të aplikohen gjoba.

”Të mos themi janë të detyrueshme dhe pastaj. Ka kaluar faza e këshillimit. Do të ketë një penalitet, sigurisht jo [i madh. Ne si Komitet e kemi vendosur që të bëhet e detyrueshme. Me shifrat që shoh, të cilat janë stabël, por janë në nivelin e lartë të kurbës, mendoj që duhet të zbatohet sa më shpejt[…]Thjesht penalitet për të ndërgjegjësuar, jo penalitet për të dëmtuar njerëzit”,- tha në ”Report Tv”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.