Maskarada kosovare kundër Albin Kurtit

0 51

Albin Kurti fitoi pas shumë vitëve në opozitë të fortë, zgjedhjet. E vonuan dhe luajtën gjithë prapaskenat e ndyra që të mos bënte qeverinë, por u detyruan nga publiku të futën në qeveri.

LDK-ja!

Por si nxënës titist, kryetari i LDK-së, e kishte planfikuar rrëzimin e Albin Kurtit. Me atë nënqeshje tipike si të dalë nga strofulla e nepërkës kosovare, Isa Mustafa, bënte si proamerikani më i madh i kohëve moderne, ndërkohë që është një politikan komunist titist.

Dhe e rrëzuan Albin Kurtin. Me Thaçin si “kryekomandant” gjarpnist ia dolën në parlament. Ndërkohë presidenti Vuçiç rrinte me sytë nga zyra e Thaçit dhe nga skil-isti Mustafa, të cilit ia dinte pikat e dobëta titiste të epokës jugosllave.

Por populli kosovar e ka të qartë se ky është një pisllëk, një pushtllëk më saktë. Ndaj në çdo sondazh publik Albin Kurti dhe VV dalin mbi 80 përqind, aqsa ka dridhëruar pazarxhinjtë e ndarjes së trupit të Kosovës.

Nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare se VV dhe Albin Kurti votohen me mbi 60 deputetë ose mbi 50 përqind e parlamentit. Ndaj tani po luajnë me thika në brez, me synimin ta rrëzojnë  Kurtin dhe t’ia japin LDK-së të titistit Mustafa, qeverinë.

Ose një njeriu të tij.

Më pas hanxhari copëton trupin e Kosovës. Edhe kulla e Isa Boletinit kalon nën Serbi me lejen e pisave kosovarë politikë që duan të mbyllin pazaret e tyre personale në kurriz të Kosovës.

Por Albin Kurti, nuk mund të dorëzohet!

Është kohë koronavirusi, por popullin ai duhet ta thërrasë në skenë.

Në mote të vështira bëhen pabesitë më të mëdha ndaj Kosovës.

Ndaj Albin, mos hiq dorë nga parimet tuaja dhe rezisto! Rezisto me popull se popullin e ke mbi 80 % më vete.

Mos u dorëzo Albin!

Trim Boletini

Leave A Reply

Your email address will not be published.