Materazzi kujton incidentin me Zidanen në finale të Kupës së Botës

0 18

Marco Materazzi është rikthyer të flasë për incidentin me Zinedine Zidanen në finale të Kupës së Botës në vitin 2006.

Teksa vazhdimisht ka përsëritur se nuk ka bërë asgjë për ta merituar atë goditje që i kishte dhënë Zizu, Materazzi tregoi se si ishte kritikuar shumë nga bashkëvendësit edhe pse në fund Italia e fitoi titullin, madje ai shënoi golin e barazimit në atë takim.

Materazzi u kritikua shumë pasi që u raportua se kishte fyer rëndë Zidanen duke e prekur madje në familje, çka e ka shtyrë francezin që për herë të parë në karrierë, madje në fundin e karrierës, sepse atëherë i dha fund – të bëjë atë gjest të shëmtuar.

“Zidane u mbrojt nga francezët, por unë u copëtova nga bashkëvendësit e mi, të cilët nuk i shoh si italianë të vërtetë. Unë jam patriot, gjithmonë do t’i mbroj ngjyrat e Italisë”, tha ai.

“Kritikat e tyre më dëmtuan më së shumti pas Kupës së Botës. Ata që e bën këtë, duhet ta kishin puthur tokën nga kam ecur, duke parë që unë kisha shënuar golin e barazimit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.