Mati, destinacion turistik edhe në verë

0 21

Bukuritë e pamata natyrore të Matit e bëjnë atë një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë. Kryeministri Edi Rama ndau një video me disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat. I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë. Ura e Zogut, Liqeni i Shkopetit, Shkopeti, Ura e Ulzës, qyteti i Burrelit, Muzeu Historik Mat, Kalaja e Stelushit, Formula e Pagëzimit, Macukulli, Guri i gjatë, Shutrre, Shpella e Nezirit, Bruç, Frankth e Ulëza janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.