Matura Shtetërore/Vrapi: Testi korrigjohet në mënyrë dixhitale

0 346

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, përmes një komunikimi në rrjete sociale, ka sqaruar se të gjithë maturantët që duan të studiojnë jashtë më 1 korrik do të kenë në dorë diplomën e tyre dhe më pas do të vijohet me shpërndarjen e diplomave për maturantët e tjerë.

Printimi i diplomave do të bëhet me dy faza, sqaroi Vrapi duke thënë se fillimisht do të procedohet me maturantët që duan të studiojnë jashtë dhe më pas me printimin e diplomave për maturantët e tjerë. “Bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar. Më datë 1 korrik, maturantët të cilët do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore”.

Nga ana tjetër, drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi tha se korrigjimet e testeve të maturantëve do të jetë në mënyrë dixhitale me skaner pasi testi do të përmbajë 60 pyetje me alternativa dhe kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, ndërsa ka siguruar maturantët se kjo mënyrë është shumë e saktë.

”Nxënësit pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procedohet përmes skanerëve. Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.