Maturantët më pak mundësi zgjedhje për në Universitet

0 345

Maturantët e këtij viti do të kenë më pak mundësi për të përzgjedhur degët e studimit në Universitet. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim ku vendos që maturantët në raundit e dytë do të kenë mundësi të aplikojnë për 7 degë studimi, e jo më 10 siç ka qenë më parë. Edhe në raundin e tretë mundësit janë zvogëluar në vetëm 5 degë. Sakaq ndryshime nuk ka pësuar raundi i parë, ku studentët e ardhshëm sërish do të kenë mundësi të përzgjedhin 10 degë studimi.

Pas publikimi të listave me fituesit, maturantët kanë në dispozicion disa faza për të kryer regjistrimin në universitet. Por këtë vit, sipas udhëzimit të ministrisë edhe këtu do të ketë ndryshime. Më saktësisht, në raundin e parë do të ketë 6 faza 48-orëshe nga 7 që kanë qenë më parë. Në raundin e dytë do të ketë 4 faza 48-orëshe nga 5 krahasuar me vitin e kaluar. Raundi i tretë do të vijojë me 3 faza 48-orëshe.

Për herë të parë kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi do të mund të përshtaten nga universitetet në programe të tjera studimi, por gjithçka do të bëhet duke njoftuar ministrinë e arsimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.