Mbappe nuk ka patentë, zbuloni arsyen

0 222

Jemi mësuar shpesh të shikojmë që sportistë të ndryshëm të hedhin në profilet e tyre në rrjetet sociale, pjesë nga jeta e tyre luksoze, ndërsa nuk mungojnë edhe makinat e shtrenjta. Mjafton të përmendim disa të “fiksuar” pas makinave me Cristiano Ronaldon, Karim benzema, Ibrahimovix, Aubameyang, ndërsa Ylli i PSG-së Kylian Mbappe është i vetë  “përjashtuar” nga kjo listë.

Arsyeja mund të jetë se francezit nuk i pëlqejnë makinat sportive, por ka një arsye tjetër më të rëndësishme pse kampioni i Botës më 2018 nuk shfaq kurrë makina në Instagram, Mbappe nuk ka leje drejtimi.

Pavarësisht se është 23 vjeç, sulmuesi francez ende ‘nuk ka pasur kohë’ të marrë lejen e drejtimit. Ai është i vetmi futbollist i klubit parizien që vjen me shofer në stërvitje. Është e zakonshme ta shohësh atë të shoqëruar nga një shofer. Vetë ai ngarkon foto në llogarinë e tij në Instagram duke dalë nga pjesa e pasme e një Volkswagen ID.4, një Volksëagen Multivan, ose një Volkswagen Tiguan (marka gjermane është një sponsor zyrtar i Federatës Franceze të Futbollit).

Pas ardhjes së Mbappe në PSG, më 2017, disa muaj pas ditëlindjes së tij të 18-të, klubi francez i dha atij një truprojë, një shërbëtor dhe gjithashtu një shofer privat, që e merr kudo. Krahas kësaj, klubi deshi ta ndihmonte për të marrë lejen e drejtimit, por Mbappe ka treguar se nuk po nxiton për ta marrë patentën.

Gjëja ‘e keqe’ e të qenit i pasur dhe i famshëm

Në një intervistë me “Bleacher Report”, në dhjetor 2017, Kylian pranoi se marrja e patentës nuk ishte kurrë një nga prioritetet e tij. Megjithatë, rrëfeu se suksesi dhe fama e kanë penguar të bëjë gjëra të thjeshta, që të rinjtë e tjerë të moshës së tij bëjnë, si marrja e një patente shoferi dhe drejtimi i makinave të tyre.

Gjëra normale rinore

“Është një nga disavantazhet e të qenit i suksesshëm kaq herët. Më kanë munguar gjërat e thjeshta, si të kem patentë shoferi. Mendoj se të gjithë e kanë. Për shumë njerëz, patenta e shoferit është një domosdoshmëri, por për mua nuk ishte. Patenta është zakonisht sinonim i autonomisë, por autonominë e kam pasur shumë shpejt, sepse sa herë që kam pasur shoferë në dispozicion, nuk ka qenë kurrë prioritet të marr patentën time”, ka deklaruar 23-vjeçari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.