Mbërrin delegacioni ukrainas, zbulohet kërkesa para nisjes së negociatave me Rusinë

0 153

Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”. Kjo ka qenë ndër kërkesat e para që delegacioni ukrainas do të parashtrojë për bisedime me Rusinë. Takimi është caktuar në kufirin ukrainas-bjellorusi, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase. Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për të zhvilluar bisedime me Rusinë.

Delegacioni ukrainas mbërriti në kufi me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.

Me Ukrainën që mbrohet heroikisht, Perëndimi ka lëvizur në mënyrë dinamike ditët e fundit, duke përshkallëzuar mbytjen ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar të Moskës, ndërsa ka ndihmuar ndjeshëm presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ndihmë ushtarake  për të organizuar mbrojtjen e vendit të tij.

Në një lëvizje vendimtare mbrëmë në përgjigje të kërcënimit të mëparshëm bërthamor të Putinit, Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën e tij ajrore për avionët rusë .

Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat, pas një ultimatumi të dërguar nga Moska në Kiev të dielën pasdite.

Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u shfaq optimist për rezultatin e këtyre kontakteve, por tha se delegacionet do të takohen “pa kushte”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.