Mbështetësit e Berishës dhe Bashës përballë njëri-tjetrit, policia merr masa

0 168

Teksa mbështetësit e Berishës e pritën me protestë, pranë teatrit “Bylis” ku po zhvillohet takimi i Lulzim Bashës me demokratët, kreu i PD është pritur me duartrokitje dhe ovacione nga mbështetësit e tij.

Simpatizantët e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës janë vendosur përballë njëri-tjetrit përpara godinës së pallatit të kulturës dhe kanë lëshuar thirrje pro dhe kundër Bashës.

Sikurse shfaqet në video mbështetësit e Bashës rrethojnë makinën e tij dhe me dy gishtat lart brohorasin “ Basha, Basha”. Por nuk mungojnë as thirrjet: Basha ik të përkrahësve të ish-kryeministrit Berisha.

Fatmirësisht nuk ka pasur përplasje mes mbështetësve, kjo dhe për shkak të masave të forta të sigurisë të marra nga policia, ku është angazhuar dhe FNSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.