Mbi 2 mijë viktima nga Covid-19, por në këtë shtet e injorojnë virusin

0 344

Që pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në maj, jeta në Kabul i është rikthyer normalitetit, edhe pse normat e infektimeve nga koronavirusi mbeten të larta.

Mes qytetarëve duket se ka një mendim të përbashkët që mbështesin të gjithë, pas viteve të tëra të luftës dhe paqëndrueshmërisë, virusi është vetëm një nga vështirësitë e shumta që kanë kaluar qytetarët e Afganistanit.

Shumë qytetarë në kryeqytetin afgan as që duan t’ia dinë për të zbatuar rregullat që i zbaton e gjithë bota në këtë situatë pandemie. Edhe pse kjo situatë nuk është shumë larg vendit tonë, ku një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos mbajnë maskë apo të zbatojnë distancën sociale.

Në Afganistan janë konfirmuar mbi 50 mijë raste, ndërsa janë raportuar të vdekur edhe 2 mijë persona të prekur me koronavirus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.