Mbi 40 mijë viktima në Gjermani, pse Merkel paralajmëron ditë të këqija?

0 300

Gjermania ka regjistruar mbi 40 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Kancelarja Merkel, thotë se javët e ardhshme do të jenë më të vështirat e pandemisë. Instituti Robert raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 465 viktima nga koronavirusi duke e çuar totalin në 40343, ndërsa infeksionet e reja ditore ishin rreth 17000. Deri më tani në Gjermani më shumë se 1.9 milion njerëz janë infektuar.

Alarmi i Merkel, vjen pasi ndikimi i plotë i kontakteve shoqërore gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk është ende i dukshëm në statistikë. Gjermania e kaloi më mirë se shumë vende të tjera evropiane valën e parë të pandemisë në pranverë, por ajo është goditur rëndë nga vala e dytë.

Me 83 milionë banorë, Gjermania ka vendosur masa për të kufizuar kontaktet mes njerëzve dhe për të ndihmuar spitalet të përballojnë një rritje të numrit të pacientëve. Më shumë se 5.000 pacientë janë aktualisht në kujdes intensiv në të gjithë vendin, me mbi 80 për qind të shtretërve të kujdesit intensiv të zënë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.