“Mbi 400 mercenarë rusë janë urdhëruar të vrasin Zelensky”

0 212

Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa objektiv i sulmeve është dhe vrasja e Presidentit Zelensky.

“Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin Zelensky dhe qeverinë e tij, ku do të përgatitet më pas terreni që Moska të marrë kontrollin”. Kështu raporton The Times.

Grupi ‘Ëagner’, një milici private e drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë ‘kokën’ e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të një bonusi financiar.

Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh “të vështirë” për të fshirë qytetin nga diversantët rusë, duke paralajmëruar civilët se ata do të shiheshin si agjentë të Kremlinit dhe rrezikonin të “likuidoheshin” nëse dilnin jashtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.