Mbi 6800 gjoba në 1 javë, Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon shoferët

0 174

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, atyre që krijojnë pengesa në qarkullim, atyre që qarkullojnë me targa të skaduara etj.

Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 33 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në javën që lamë pas, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh. Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”. Janë pezulluar 249 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:  48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,  186 për “Kufizimet e shpejtësisë”, 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6852 gjoba, me një mesatare 977 masa të vendosura në ditë, konkretisht: 125 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 65 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;  326 masa për parakalime të gabuara;  1146 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;  2982 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;  46 masa administrative për mungesë siguracioni; 1612 masa për shkelje të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.