Mbi 70 mijë viktima nga Covid-19, shqetësim për variantet e reja

0 293

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani. Agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch njoftoi të hënën për 4,732 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2,447,068.

Autoritetet raportuan gjithashtu 60 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 70,105. Megjithatë shifrat janë gjithnjë më të ulëta në fundjavë, sepse testohen një numër më i vogël njerëzish. Instituti tha se niveli i incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë është rritur në 65.8, që përfaqëson numrin e rasteve për 100,000 banorë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës ripërsërit shqetësimet se variantet e reja të koronavirusit mund të përmbysin progresin e shënuar deri më tani. Kancelarja Markel ka deklaruar se të gjitha të dhënat sugjerojnë një valë të tretë të pandemisë, e shumë rajone po përgatiten për një tjetër lockdown.

Leave A Reply

Your email address will not be published.