Mbi 72 mijë bebe kanë marrë bonusin e bebes në dy vite

0 308

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e binjakëve të sapoardhur në jetë në Maternitetin ”Koço Gliozheni”. Nga ana tjetër, Manastirliu bën të ditur se janë 72,183 bebe që kanë përfituar nga politika Sociale e Bonusit të Bebes në këto dy vite.

”Pas dy fëmijëve, familja Minxha gëzohet me binjakë, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe po trajtohen me kujdesin maksimal të mjekëve dhe infermierëve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Bashkë me gëzimin për ardhjen në jetë të Glauk dhe Zhaklinës, familja nga Tirana ka marrë menjëherë bonusin e bebes 240 mijë lekë të reja për binjakët . Prej fillimit të programit universal të qeverisë në vitin 2019, 72,183 fëmijë kanë marrë çekun nga 40,000 në 120,000 lekë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.