Mbledhja e dy qeverive Shqipëri – Kosovë, caktohet vendi dhe data

0 18

Më datë 20 Qershor është vendosur të mbahet në Prishtinë, Kosovë mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Mbledhja e fundit u mbajt më 26 nëntor në Elbasan.

Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive shqiptare me Albin Kurtin kryeministër.

Në takimin që u zhvillua në Elbasan u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, ku më kryesorja ishte unifikimi i abetares, heqja e lejeve të qëndrimit të përkohshëm, njohja e sigurimeve shoqërore dhe lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave.

Ndërkohë më 8 qershor u zhvillua në Ohër samiti i nismës “Ballkani i Hapur”.

Për herë të parë, morën pjesë së vëzhgues Mali i Zi dhe Bonjë Hercegovina.

Ndërsa kryeministri Kurti refuzoi ftesën për të qenë i pranishëm në samit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.