Nga heqja e maskave tek hapja e klubeve të natës, Komiteti i Ekspertëve njofton për masat e reja të koronavirusit

0 35

Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka zhvilluar mbledhjen e sotme lidhur me situatën epidemiologjike në vend .

Gjatë fjalës së saj Silva Bino tha se tek moshat e reja është vënë re një mbulesë e ulët vaksinale, dhe kjo sjell edhe vaksinimin në rang vendi.

Gjithashtu Bino tha se Shqipëria vendi i dytë në rajon për administrimin e dozave.

“Kemi akoma qarkullim të shtamit Ba1, Ba2. Shtamet e Covid 19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme, ndaj risku mbetet aktual, pavarësisht uljes së rasteve”, tha Bino.

“Në Shqipëri kanë ardhur rreth 3 milionë doza të vaksinës, vaksina më e përdoru në vend është vaksina Pfizer. Në kemi një mbulesë me një dozë rreth mbi 50 %. Mund të themi se rreth gjysma e popullatës është vaksinuar me vaksinën kundër COVID”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.