Mbretëresha Elizabeth ka një mënyrë unike për të ngrënë bananen

0 168

Mbretëresha Elizabeth ka një mënyrë të sajën për të ngrënë bananen, një metodë disi të çuditshme, por elegante sidoqoftë.

Ish-kuzhinieri i familjes mbretërore, Darren McGrady, foli për zakonet e çuditshme të të ngrënit të Madhërisë së Saj në një bisedë me Marie Clare.

Ndryshe nga ne të tjerët, mbretëresha refuzon ta qërojë dhe ta hajë një banane me duar. Në vend të kësaj, përdor një thikë dhe pirun në mënyrë që të mos shihet duke gëlltitur ushqimin “si një majmun”, thotë ai.

McGrady e zbuloi këtë fakt në librin e tij, “Eating Royally”, ku shpjegoi se ajo pret pjesën e sipërme dhe të poshtme të bananes përpara se ta presë lëkurën gjatë. Më pas, e pret frutin në copa të vogla dhe i ha me pirun.

Leave A Reply

Your email address will not be published.