Mbrojtje ligjore për vaksinat Pfizer dhe Moderna, nuk mund t’i padisësh nëse ke efekte anësore

0 325

Nëse keni efekte anësore të rënda për shkak të vaksinës kundër Covid-19, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të padisësh kompaninë prodhuese. ”Është shumë e rrallë që imuniteti i plotë të miratohet. Kompanitë farmaceutike normalisht nuk marrin kaq shumë mbrojtje ligjore”,-tha juristi Rogge Dunn.

Nga ana tjetër, CNBC shkruan se shtetasit amerikanë nuk mund të padisin as shtetin, më saktë Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Masa ligjore është miratuar që në shkurt nga Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar, duke u bazuar në një ligj të vitit 2005, ku u sigurohet imunitet kompanive që shpërndajnë mjekime kritike, mjekime kritike, përveç rasteve ku ka shkelje apo gabime të qëllimshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.