Mbyllet COVID-2, Sanatoriumi i rikthehet normalitetit

0 29

Prej ditës së sotme spitali “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19. Nga sot Sanatoriumi është në shërbim të pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera. Tani pritet që të sillen në Tiranë pacientët të cilët, gjatë kësaj periudhe ishin transferuar në spitalin e qytetit të Elbasanit. Gjithashtu nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.