Mbyllet Forumi Ballkanik Kundër Antisemitizmit, Pompeo: Ishit streha për hebrenjtë

0 23

Ditën e sotme u mbajt Forumi Ballkanik Kundër Antisemitizmit organizuar nga Shqipëria, e ku morën pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, por edhe Presidenti i PE-së, David Sassoli. Në fjalën e tij, Pompeo tha se Shqipëria është mik i madh i Amerikës dhe se ka ofruar një ndihmë të jashtëzakonshme për hebrenjtë.

“Ju ishit streha për hebrenjtë që t’i shërbenin nazizmit. Për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe tolerancën e saj, siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar antisemitizmin bashkë me shtetet e tjera. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha Pompeo.

Edhe kryeministri Edi Rama foli gjatë këtij forumi ku tha se shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre hebrenjtë. Ai u shpreh se kjo problematikë kërkon ndërhyrjen e të gjitha shteteve.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se “Shqipëria e konsideron një përgjegjësi të saj para qytetarimit, por edhe një privilegj të meritojmë lidershipin e këtij fronti të bashkuar të Ballkanit në luftën kundër antisemitizmit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.