Mbyllet gjimnazi në Pogradec, drejtori dhe 5 mësues preken nga Covid-19

0 290

Pandemia e Covid-19 vijon që të jetë me shifra të larta në Shqipëri dhe kjo situatë tregohet me vendimet e institucioneve. Shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit është mbyllur. Vendimi ka ardhur pasi kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës 5 mësues, përfshi këtu edhe drejtorin e shkollës, 3 nxënës, sekretarja si dhe një nga sanitaret.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë dizinfektimin e kësaj shkolle, ndërsa nga ana tjetër ka kryer teste të shpejta dhe ka marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19. Vetëm pas marrjes së përgjigjeve të testeve dhe tamponëve do të vendoset për procesin mësimor.

Nga ana tjetër, mësohet se procesi mësimor mund të realizohet i kombinuar. Duke lënë kështu për të kuptuar se mësimi mund të kryhet një pjesë online ndërsa në pjesën tjetër në shkolla. E gjithë kjo varet nga ecuria e rasteve me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.