Mbyllet procesi i vaksinimit për bluzat e bardha në Shkodër

0 309

Në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit ndaj bluzave të bardha. Në të gjithë veriun janë vaksinuar 2500 persona. Po sot ka nisur procesi i vaksinimit ndaj të moshuarve mbi 80-vjeç. Vetë ata u shprehen të kënaqur me nisjen e procesit të vaksinimit për to.

”Shumë mirë me të tana paramatrat, bëra dhe pushimin. Mirë dukem. Nuk kam asnjë problem, dhe jam i operuar edhe me zemër. U ndjemë shumë mirë dhe që kanë bërë një organizim kaq të mirë, me njerëz të sjellshëm, për fjalë të nderit”,-thanë qytetarët.

Në total në të gjithë bashkinë e Shkodrës, janë 7700 të moshuar mbi 80-vjeç, që pritet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.