Mbyllet Rruga e Arbrit, ja akset e tjera problematike

0 155

ARRSH njofton mbylljen e qarkullimit në Rrugën e Arbrit për shkak të rrezikshmërisë që paraqet tuneli i Murrizit nga reshjet e dëborës.

Në njoftim thuhet se ky aks do të qëndrojë i mbyllur deri në një moment të dytë.

“Për shkak të reshjeve të dëndura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte”, njofton ARRSH.

ARRSH ka njoftuar po ashtu se reshje dëbore ka pasur në akset: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Drejtuesve të mjeteve i është bërë apeli që: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.