Mbyllet Shqipëria, nga e mërkura asnjë lëvizje. Lokalet dhe restorantet të mbyllura

0 397

Shqipëria është rifutur sërish në karantinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve për Pandeminë, do të ndalohet lëvizja në të gjithë Shqipërinë nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

”Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tonë vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restoarantet mbyllur, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.