Mbyllja nga Covid-19, qytetarë të Ballkanit dynden në kufi

0 307

Qytetarët e Ballkanit që udhëtojnë nga Europa Perëndimore, drejt vendit të tyre të origjinës për të kaluar festat e fundvitit, kanë krijuar radhë të gjata në kufij. Radhë të gjata me vetura janë parë në kufijtë ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë dhe po ashtu ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, ku mijëra njerëz kanë pritur për orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Shumë qytetarë nga shtete si Kosova, Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata tradicionalisht kthehen në shtëpi me vetura gjatë festave të fundvitit, por edhe gjatë pushimeve të verës.

Disa shtete të Bashkimit Evropian, që kanë komunitete të mëdha të punëtorëve emigrantë kanë vendosur masa të testimit të detyrueshëm për koronavirus dhe masa të izolimit sapo ata të kthehen nga vendet e tyre të origjinës, duke shpresuar se këto masa do të bëjnë që më pak njerëz të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor në baza ditore raportojnë për numër të lartë të infektimeve dhe spitalet në mbarë rajonin janë të mbingarkuara me pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.