Me 2 gishtat lart e thirrjet “Basha ik”, të arrestuarit e 8 janarit para gjykatës

0 197

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore e 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Protestuesit do të njihen sot me masën e sigurisë.

Sikurse shihet në fotot e mëposhtme ata janë shfaqur në seancë të qeshur dhe me dy gishtat lart. Ndërkohë edhe pse në gjykatë nuk kanë munguar  thirrjet “Basha ik”.

Në kërkesën e depozituar të martën prokuroria ka kërkuar lënien në arrest shtëpie për 5 nga personat e arrestuar, ndërsa për 29 të tjerë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Mes personave të ndaluar dhe të pranishëm në sallën e gjyqit është edhe këngëtari Stresi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.