Më 23 qershor përfundon gjendja e jashtëzakonshme, ja ç’pritet të ndodhë në Tiranë

0 382

Gjendja e fatkeqësisë natyrore, gjithmonë në rast se nuk ka shtim të infektimeve dhe përkeqësim të situatës, përfundon më 23 qershor. Burime të ndryshime u shprehën se në këtë datë, Bashkia e Tiranës ka menduar të organizojë një koncert.

“Ne po përgatitemi për një koncert nisur nga Dita Ndërkombëtare të Muzikës (21 qershor), i cili mund të organizohet në 23 qershor, datë që shënon edhe mbylljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por gjithmonë kjo varet nga çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Nuk ka ende një lajmërim zyrtar sepse duhet të shohim edhe vijueshmërinë e situatës së Covid-19,” u shprehën burimet.

Të pyetur nga Anabel.al se si do të procedohet me sigurinë shëndetësore dhe ruajtjen e distancës, pasi koncerte të tilla janë padyshim një vend me rrezikshmëri të lartë infektimi, burimet e sigurta thanë se “koncerti do të realizohet me barriera ndarëse” për të ruajtur distancimin social dhe sigurisht “që maskat janë të detyrueshme”.

Duke qenë se u frymëzua nga Dita Ndërkombëtare e Muzikës, koncerti do të quhet MuzikOn dhe do të ketë banda me instrumentistë profesionistë dhe këngëtarë të njohur të muzikës popullore dhe moderne. Disa prej emrave janë Ledri Vula, Fifi, Ronela Hajati, Kida, Kamela Islamaj, Anxhela Peristeri, Çiljeta, Eli Fara, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Maya etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.