Me krahun e nxirë nga serumet, Braho fiton betejën me Covid-19: Isha rëndë, pata probleme me frymëmarrjen

0 419

Drejtuesja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho fiton betejën me Covid-19, pas një muaji lufte në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Përmes një statusi në facebook, Braho publikon një foto me krahë të nxirë nga serumet, duke shkruan se më në fund ia doli. Ajo ndër të tjera shpjegoi edhe simptomat e Covid-19, ku vështirësia në frymëmarrje ishte shenja kryesore që dha alarmin që jeta e saj ishte në rrezik. Nga ana tjetër, shpreh mirënjohjen për ekipin e mjekëve në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

”Një falënderim të veçantë me përulje për ekipin e mrekullueshëm të reanimacionit Dr. Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura të reanimacionit, kryeinfermiret e përgjithshme Hena dhe Leta, sanitare Bukuria. Për gjithë personelin e këtij spitali shpreh mirënjohjen të pafund për atë punë të shkëlqyer që ju e bënit për të gjithë e jo vetëm për mua, duke ju dhënë frymë e jetë çdokujt me shpirt e zemër. Ju që më dhatë oksigjenin, më dhatë frymën, më kthyet buzëqeshjen e jetës me dashuri e profesionalizëm”.

Në fund, ajo ka dhe një këshillë për të gjithë ata që ende nuk e besojnë se virusi ekziston dhe është aty. ”Një këshillë të fundit për ju që nuk e keni kuptuar akoma se çfarë sëmundje vdekjeprurëse është Covid-19 . Ju lutem zbatoni me përpikmëri tre rregullat e thjeshta duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, ruani distancimin social dhe lani duart sa më shumë që ta mbani sa më larg këtë sëmundje vdekjeprurëse. Falënderoj Zotin që në këte betejë të vështirë më bëri edhe më të fortë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.