Mediat në Britani: Mafia e gomoneve menaxhohet nga shqiptarët

0 306

Për mediat britanike, shqiptarët janë mafia, të paktën kështu thuhet në artikujt e tyre të fundit. Mafia e gomoneve me emigrantë është transferuar në Bruksel e grupet kriminale shqiptare së bashku me ato kurde, thuhet se janë fronti më i ri i menaxhimit të tyre.

Mijëra emigrantë po përdorin qytetit bazë të institucioneve eruopiane, Brukselin për të planifikuar hyrjen e tyre ilegalisht në Britaninë e Madhe. Çdo emigrantë duhet të paguajë të paktën 500 stërlina për udhëtimin ilegal drejt Anglisë e për ata që pretendojnë një udhëtim të garantuar sigurie tarifa shkon deri në 200-300 stërlina.

Udhëtimet nisen nga Franca e Belgjika e pikënisja nga Brukseli mbetet më e preferuar nga emigrantët. Mediat britanike raportojnë se në menaxhimin e tregut të mafias së gomoneve janë shfaqur rishtazi grupe kriminale shqiptare dhe kurde.

Komisioni i çështjeve të brendshme që ka nisur një hetim mbi këtë krizë në rritje të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përmes porteve franceze e belge.

Leave A Reply

Your email address will not be published.