Mediat reagojnë për avionin grek që po shpëton nga flakët Sazanin

0 37

Greqi- një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë prej ditësh ishullin e Sazanit duke shkretuar pyje dhe shkurre.

Mësohet sot në ndihmë të forcave shqiptare ka ardhur një avionit grek tip Canadair CL 415.

Mediet helene kanë raportuar për ndihmën që Athina zyrtare i solli vendit tonë.

“Vendi ynë iu përgjigj menjëherë kërkesës së autoriteteve shqiptare, nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, për ndihmë, pasi një zjarr i madh po ndodh në ishullin e Sazanit në hyrje të Gjirit të Vlorës”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të Përgjithshme për Mbrojtjen Civile në Greqi.

Sipas autoriteteve greke në momentin e parë të kërkesës, me urdhër të Ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis , Greqia vendosi në dispozicion të Mekanizmit një avion Canadair CL – 415 , i cili nisur drejt Shqipërisë.

Në artikull theksohet gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Greqia ndihmon vendin tonë në raste të tilla, duke kujtuar zjarret e përmbytjet në vitin 2017 si dhe tërmetin e 2019-ës.

Sipas zougkla.gr Greqia ka ndihmuar disa herë Shqipërinë, si për përballimin e zjarreve në pyje duke dërguar mjete ajrore (2017), ashtu edhe në rastet e përmbytjeve (2017) dhe tërmeteve (2019).

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se Greqia e cila i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, njofton ministri i Mbrojtjes në rrjete sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.