Mediat serbe sulmojnë Putinin: Njohu Kosovën. Po e përdor konfliktin mbi kurrizin tonë!

0 27

Media serbe ka sulmuar ashpër Putin pas deklaratës krahasuese që presidenti rus ka bërë me dy rajonet e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut dhe Kosovës.

Pothuaj në çdo kopertinë në çdo kopertinë titujt kryesorë ishin mbi fjalimin e tij. Tashmë Serbia duket s edo të hedhë sytë nga BE.

Sipas mediave serbe, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, presidenti rus u përpoq gjithashtu të shpjegonte pse ai njohu dy rajonet në Ukrainën lindore që kishin shpallur pavarësinë.

“Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR) janë bërë të pavarura në analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën”,– tha Putin.

“Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për Kosovën. Më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se në ushtrimin e të drejtës së vetëvendosjes, një territor i asnjë shteti nuk ka asnjë detyrim të kërkojë lejen e autoriteteve qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet nga të gjithë.

Unë personalisht i kam lexuar të gjitha këto komente nga autoritetet amerikane, vendet europiane, të gjithë e kanë mbështetur. Nëse është kështu, atëherë DNR dhe LNR kanë të njëjtën të drejtë të deklarojnë sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoriteteve qendrore të Ukrainës, sepse është krijuar një precedent”, -tha Putin.

Blic e komentoi fjalimin e si provë se Kosova nuk është e rëndësishme për të. Blic shkruan se Putini harroi serbët dhe Kosovën për shkak të luftës dhe se Serbia duhet të kërkojë një rrugë të shpejtë dhe një datë për BE.

Ndërkohë Informer sjell kopertinën ku shkruhet se : “Konflikti botëror mbi kurrizin tonë: Putin po luan në Kosovë”.

Tabloidi Alo shkruan: “Festimet në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.

Korrieri sjell një kopertinë me foton e Putinit dhe mesazhin “Biletat janë të hapura”. Gazeta shkruan se si Putin nuk kujdeset për serbët apo Kosovën dhe se si Serbia duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta.

Telegrafi sjell një kopertinë me një foto të Putinit, me mesazhin: “Kështu është o vëllezër rusë? Putin e goditi Serbinë pas shpine!

Blic njoftoi se Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet kombit të premten ose të shtunën mbrëma. Arsyeja e këtij fjalimi të rëndësishëm janë një sërë ngjarjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me Serbinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.