Mediu në linjën e Idrizit: Absurde që politika të përjashtojë politikën. Të hënën s’do ketë një kandidat

0 30

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për mediat. Duke qëndruar në të njëjtën linjë si Shpëtim Idrizi, Mediu ka hedhur poshtë propozimin e Enkelejd Alibeajt që kandidati i ri mos të jetë pjesë e politikës.

Sipas Mediut, është absurde që politika të përjashtojë politikën.

“Qëndrimi ynë është që duhet të kemi një qëndrim të përbashkët opozitar për të plotësuar kushtet për president. Siç shoh procesin, besoj se s’do të ketë një kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka njerëz që mund të konsiderohen njerëz me atribut. Qëndrim ynë ishte ky se do të kemi një dakordësi mes opozitës.”, tha Mediu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.