Mega-operacioni i SPAK, Arben Kraja flet për dyshimet për dekonspirimin e aksionit

0 24

Kreu i SPAK doli në një konfrence për mediat në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga institucioni që ai drejton, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Mësohet se janë evidentuar 8 grupe kriminale në tre qytetet e Shqipërisë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Kraja tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre. Ata akuzohen për krime dhe tortura të rënda, si dhe porositje vrasjesh të kundërshtarëve.

Janë lëshuar 32 urdhër arreste ndërsa është bërë kntrolli i 28 banesave.

Kraja: Pas hetimeve intensive te grumbullohen prova për ngjarje kriminale dhe autorëve të tyre, më 14 prill për vrasje , armbëmbajtje pa leje e kryer në bashkëpunim nga grupet e strukturuara kriminale.

Për disa vrasje të kryera, vrasje te mbetura në tentative, shkatërrim prone.

U evidentuan të dhëna për identifikimn e këtyre veprave penale.

8 grupe të strukturuara kriminale, në Tiranë Durrës dhe Elbasan. Keto grupe në dëm të jetës.

Pjesëtare të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri- tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma te medha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtare.

Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të larte rrezikshmërie shoqërore.pas kërkeses së SPAK, janë caktuar masa arrest me burg për 32 shtetas. Kontrolli i banesave të 28 shtetasve të tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.