Menaxhimi i Covid-19 nga qeveria, Berisha: Shqipëria është kthyer në spital

0 309

Për menaxhimin e situatës së pandemisë nga Covid-19 nga qeveria ”Rama 2”, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është gabuar në shumë pika. Berisha nënvizon se Shqipëria është kthyer sot në spital, pasi për të janë refuzuar shtrimet në fillim të pandemisë.

”Gabimet më fatale ishin te kufizimi i testimeve dhe te refuzimi i shtrimeve. Sot, Shqipëria është kthyer e tëra në spital, vjedhjet masive në tenderime gjatë pandemisë. Gabim fatal ishte përcaktimi zyrtar i fondeve më të ulëta në botë për përballjen e pandemisë. Gabim fatal ishte hapja e shkollave, krijimi i komitetit, në konflikt të plotë interesi. Unë shfrytëzoj këtë rast të bëj thirrje, të krijohet një komitet kombëtar për përballimin e fatkeqësisë më të madhe. Komiteti të jetë nën drejtimin e presidentit. Të krijohet Komiteti Kombëtar i Ekspertëve, me ekspertë ndërkombëtarë”, u shpreh Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.