Mëngjesi i Lutjeve, Mediu: Privilegj për mua që u bashkova virtualisht me liderat e SHBA-së

0 286

Mëngjesi i Lutjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ceremoni e përvitshme ku Presidentët mblidhen me udhëheqës botërorë fetarë, politikë, socialë dhe të biznesit nga e gjithë bota, për të nderuar besimin dhe miqësinë, por që këtë herë u mbaj virtualisht. Në mesin e personaliteve nga e gjithë bota, ishte dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Teksa e cilëson si një moment të veçantë dhe privilegj, përmes një postimi në rrjete sociale, Mediu thekson se ”Nder dhe kënaqesi e veçantë të bashkohesha në lutje së bashku me lideret e SHBA-së dhe miqtë në Kongresin Amerikan dhe Senat së bashku me Presidentin Biden dhe ish-Presidentët Klinton, Bush, Obama, Trump në takimin virtual të lutjeve”.

Postimi i plotë

Nder dhe kënaqesi e veçantë të bashkohesha në lutje së bashku me lideret e SHBA-së dhe miqtë në Kongresin Amerikan dhe Senat së bashku me Presidentin Biden dhe ish-Presidentët Klinton, Bush, Obama, Trump në takimin virtual të lutjeve.

Për mua ishte moment i veçantë dhe privilegj që personalisht të kisha kënaqësinë së bashku me 13 përfaqësues të tjerë nga e gjithë bota, që të bëheshim bashkë në ”Lords Prayer” për t’u bashkuar mesazheve të Presidentit, ish-Presidenteve të SHBA-së si dhe senatorëve e kongresmenëve.

Ky ishte mëngjesi i 69 i Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan me prezencën e Presidentit të SHBA që në kohën e Presidentit Ajzenhauer. Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm nderkombëtar, i cili këtë vit u zhvillua në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.