Merimanga e zezë në Shqipëri/ mjekët: Përdorni veshjet mbrojtëse

0 79

Me rritjen e temperaturave, janë parë edhe rastet e para të pickimeve nga insektet e rrezikshme dhe zvarranikët në qarkun e Fierit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit në spitalin rajonal të Fierit janë paraqitur 5 persona që i kishte pickuar merimanga e zezë. Ndërsa dy raste të tjera, nga kafshimi i nëperkës.

Mjeku Lulzim Banushaj, thotë se rastet janë nga zonat kodrinore të Fierit, Mallakastrës e Roskovecit. Nga ana tjetër, ai u bën apel fermerëve të tregojnë kujdes. ”Të gjitha rastet janë hospitalizuar dhe kanë marrë ndihmën e duhur. Porosisim që të ruhen duke përdorur veshje mbrojtëse sepse me ngrohjen e kohës të bëjnë në gjendje të rëndë”.

Fatmirësisht pacientët deri më tani nuk kanë paraqitur rrezik për jetën, por mjeku toksikolog theksoi se duhet shtuar kujdesi pasi helmi nga merimanga e zezë apo zvarranikët është shumë i koncentruar dhe mund të çojë deri në vdekje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.