Merkel paralajmëron ”përçarje të thellë” në Europë

0 359

Situata në Europë nga Covid-19 nuk aspak e mirë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim në BE-në, gjatë një fjalimi në Bundestag. Nga ana tjetër, Gjermania po përgatitet që të marrë Presidencën e Këshillit Europian.

”Europa ka nevojë për ne ashtu si ne për Europën”, tha Merkel, duke shtuar se ky nuk është vetëm një projekt historik por një projekt i cili ”do të na drejtojë drejt së ardhmes”. Kancelarja iu drejtua vendeve anëtare duke i kërkuar kompromis, gjatë fjalimit i cili vjen vetëm një ditë përpara Samitit Europian, që do të mbahet virtualisht.

Merkel shpreson të arrijë një marrëveshje midis liderëve europianë për një paketë rimëkëmbjeje nga Covid-19. Në tryezë gjendet një fond prej 750 miliardë eurosh, ku përfshihet granti prej 500 miliardë eurosh dhe 250 miliardë euro hua për vendet anëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.