Mes kaosit ikën nga vendi, liderja e opozitës bjelloruse: U largova për hir të fëmijëve

0 350

Svetlana Tikhanovskaya, e cila ishte kandidate e opozitës për Presidente e Bjellorusisë, thotë se vendimi për të lënë vendin e saj ishte nga më të vështirët që ka marrë, por se ishte e detyruar të largohej për hir të fëmijëve.

Në mesazhin e saj tejet emocional ajo theksoi se mendonte se ishte më e fortë, se fushata e elektorale e kishte bërë atë një person të hekurt por ajo vazhdonte të ishte sërish e dobët. Tikhanovskaya, tha se për shkak të këtij vendimi mund ta urrenin shumë njerëz që ta por ajo nuk kishte mënyrë tjetër të vepruari.

”Ajo ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Ajo doli rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.