Mesazhi i ”fshehur” në veshjen e Monika Kryemadhit (FOTO)

0 299

Këtë të hënë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, firmosën marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor. Përpos pikave të marrëveshjes për zgjedhjet e 25 prillit, vëmendje tërhoqi edhe veshja e kryetares së LSI-së.

Monika Kryemadhi u shfaq me një kostum dhe ngjyra e përzgjedhur ka një simbol të fortë. Ngjyra blu nënkupton besimin, vetëbesimin dhe stabilitetin për një fillim të ri.

Veshja është një detaj që flet shumë, këtë e pamë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si president i SHBA-së, ku i gjithë shtypi zbërthente kodet e veshjeve të zonjave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.