Mësimdhënie në plazh për nxënësit, terapi e duhur pas pandemisë

0 321

Pas më shumë se një viti në kufizime të ashpra dhe distancim nga shkolla, nxënësit në rajonin spanjoll të Murcia kanë mundësinë e artë të mësojnë në një ambient të pastër dhe të mrekullueshëm. Pas më shumë se një viti në kufizime të ashpra dhe distancim nga shkolla, nxënësit kanë mundësinë e artë të mësojnë në një ambient të pastër dhe të mrekullueshëm.

Jashtë shkollës Felix Rodriguez de la Fuente, fëmijët sërish me maska ​​ulen përpara një dërrasë të zezë në brigjet me rërë të Playa de los Nietos. “Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë”, tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez. “Atë që ata mësojnë këtu nuk e harrojnë kurrë”.

Disa nxënës këmbëzbathur lëviznin gishtërinjtë e tyre në rërë ndërsa luanin ksilofonë, ndërsa të tjerë u përkulën mbi libra për të parandaluar flladin e ajrit që të t’i çonte ato në det. Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si Ajri i freskët i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë, përfshirë të mësuarit në ajër të hapur.

Mësuesit fillojnë përgatitjen e plazhit në orën 8 të mëngjesit. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet 20 minutëshe dhe grupet ndërrohen në zona të ndryshme. “Më pëlqen të shkoj në plazh!” tha Antonio Fernandez, 9 vjeç. “Unë preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.